Mjedis

BB: Qytetet e mëdha shqiptare me gjelbërimin më të ulët në rajon

Nga Gazeta Si- Ndërkohë që qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra në vitet 2015-2020, qytetet e mëdha shqiptare kanë bërë hapa pas, me një intensitet të ulët gjelbërimi.

Sipas raportit të Bankës Botërore, qytete si Tirana, Tetova dhe Prizreni kanë pësuar rënie të sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020.

“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020”.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020.

Raporti i Bankës Botërore vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2.

Kjo është për shkak se një klimë në ndryshim është e lidhur me një rritje e faktorëve stresues që dëmtojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet.

Raporti evidenton se qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon, ku qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon, ndjekur nga Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi.

Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.

Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Koha mesatare e udhëtimit me makina zakonisht është e ndërlikuar nga mungesa e shërbimeve të aksesueshme të transitit publik.

Banka vë në dukje se ndryshimi i klimës është rritur në Rajonin e Ballkanit dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.

Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Shumë qytete në rajon e kalojnë PM2.5, nivele dhe janë ndër më të ndoturit në Europë. Nivelet mesatare vjetore të PM2.5 të Shkupit janë 4.5 herë dhe nivelet e Sarajevës janë trefishuar.

Banka Botërore thekson se është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane.

Gjithashtu, qytetet gjithashtu duhet të ulin emetimet e tyre, sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet socio-ekonomike dhe mjedisore si dhe quhet të ndërmerren veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë