Drejtësia

Vranë bashkëmoshatarin në Gramsh, dënohen me burg 4 adoleshentët

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhi në maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënua 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. 

Në total ai u dënua 27 vite  burg dhe  me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë