Ana e errët

‘Na jep paratë…’ Dy shqiptarë i futen në shtëpi për ta grabitur, 85-vjeçari italian plagos me armë njërin prej tyre: Nuk ndihem një hero

Gazeta Si - Dy shqiptarë kanë tentuar të grabisin shtëpinë e një 85-vjeçari në Bergamo të Italisë, i cili gjatë përleshjes ka plagosur me armë njërin prej tyre.

Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës, në lagjen periferike të Longuelo. Hajduti i plagosur është një 26-vjeçar shqiptar, i cili mori një plumb në qafë, por nuk është në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia në afërsi të banesës së pensionistit. E pasi iu dha ndihma e nevojshme në spital u transferua në qeli. Bashkëpunëtori i të plagosurit, edhe një shqiptar 27-vjeçar, u kap nga policia pak orë pas ngjarjes.

Banesa e grabitur e 85-vjeçarit italian

Grabitja

Të dy janë tashmë pas hekurave e akuzohen jo vetëm për grabitje, por edhe për rezistencë ndaj policisë. Shqiptarët u futën në vilën e pensionistit nga një dritare, nga ana e pasme e shtëpisë duke përdorur një levë dhe dyshohet se nuk kishin armë zjarri me vete.

Në momentin kur hynë në banesë, pensionisti ndodhej në shtrat, ndërsa bashkëshortja ishte një kat më lart.

Mediat italiane, raportojnë se ata e bënë të ngrihej në këmbë të moshuarin, duke thirrur “para, para, na jep paratë...”.

Ai arriti të merrte armën që kishte në dorë dhe qëlloi. Të dy shqiptarët janë larguar me një çantë me 200 euro dhe dokumentet e pensionistit, por jashtë shtëpisë rrugët e tyre kanë ndarë.

Scarcella tregon foton e plumbit në tavanin e shtëpisë së tij

Bashkëpunëtori

Dëshmia e pronarit të shtëpisë është përputhur me atë të të plagosurit, i cili ka kërkuar ndihmë kur ka parë që i rrjedh gjak.

Në vendngjarje ka mbërritur një makinë policie. 26-vjeçarit iu dha ndihma e shpejtë dhe nuk është në rrezik për jetën.

Bashkëpunëtori i tij ishte zhdukur tashmë, por u gjurmua të dielën në mëngjes në një apartament: ai u arrestua për grabitje të rëndë dhe për rezistencë ndaj policisë, në mëngjes. Ai është një shqiptar i pastrehë, 27 vjeç dhe është dëbuar tre vjet më parë. 85-vjeçari është thirrur në komisariat për të rindërtuar më mirë dinamikën e ngjarjeve. Pozicioni i tij do të shqyrtohet më tej për të verifikuar nëse plagosja me armë mund të justifikohet me vetëmbrojtje.

Via Longuelo, policia jashtë shtëpisë ku hynë hajdutët dhe pronari qëlloi

Dëshmia e pensionistit

“Ishte tronditëse. Nuk ndihem si hero”. Domenico Scarcella është 85 vjeç, një ish-financier në pension, me origjinë siciliane, por ka jetuar në Bergamo gjithë jetën e tij: ishte ai që të shtunën në mbrëmje (27 prill), rreth orës 21:30, qëlloi me pushkë me leje të kalibrit 38 ndaj dy hajdutëve shqiptarë që kishin hyrë në dhomën e tij të gjumit në shtëpinë e Longuelo-s.

Për mediat italiane, Scarcella thotë: “Po flija i qetë. Dy burra të maskuar të veshur me kapuç dhe me të zeza më më zgjojnë. Ishte errësirë. Kishin bastisur gjithçka, madje edhe sirtarët ku mbaj çeqet. Në fillim mendova se ishte një shaka. E kishin çantën në dorë, i thashë se paratë, 500 euro, ishin aty. Por ata vazhduan të insistonin”.

Frika shtohet dhe Scarcella merr armën: “Sapo qëllova ata ikën. Ishin rreth 80 centimetra larg njëri-tjetrit. Kam qëlluar lart (shenja e gëzhojës është afër tavanit të dhomës së gjumit”.

Përfundimi i tij është i qartë: “Nuk ka asgjë heroike. Në atë moment mendova për nipin tim, i cili zakonisht vjen këtu të shtunave. Dhe se po të kishte qenë gruaja ime poshtë do ta kishin masakruar. Mendova: po të kishte qenë nipi im, si do të kisha reaguar? Çfarë tronditjeje do të kishte përjetuar? Ishte tronditëse, po”.

Ata ishin rreth 80 centimetra larg njëri-tjetrit. Kam qëlluar lart (shenja e gëzhojës është afër tavanit të dhomës së gjumit, red.)”. Përfundimi i tij është i qartë: “Nuk ka asgjë heroike. Në atë moment mendova për nipin tim, i cili zakonisht vjen këtu të shtunave. Dhe nëse gruaja ime do të kishte qenë poshtë, do ta kishin masakruar. Mendova: po të kishte qenë nipi im, si do të kisha reaguar? Çfarë tronditjeje do të kishte përjetuar? Ishte tronditëse, po”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë