Ekonomi

Bashkimi Europian grante për turizmin e Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Europian jep 548 mijë euro për Zhvillimin e Turizmit dhe projekte promovuese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për 12 projektet e para fituese, nga 30+ grante. Takimi është zhvilluar në Sarajevë.

Këto grante kanë shkuar për fituesit e propozimeve më të mira në lidhje me ide innovatore për të përmirësuar bashkimin kulturor dhe ofertën e turizmit të aventurës në Ballkanin Perëndimor, ashtu si edhe infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve përmes rrugëve turistike të zgjedhura.

“Këto grante, ose më mirë të thuhetprojekte, do të kontribuojnë në shpërndarjen e ofertës turistike në rajon dheato mbulojnë të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, edhe kur bëhet fjalëpër zonat ku ato do të zbatohen, dhe kur bëhet fjalë për ata që do t'i zbatojnëato, kështu që mund të them se kemi një përfaqësim të shkëlqyer rajonal dhe kjomë bën të ndihem i lumtur,” tha Goran Svilanovic, Sekretari i Përgjithshëm i RCC.

“Me këtë ne po kontribuojmë në ruajtjen etrashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajon, dhe më e rëndësishmja nëzhvillimin ekonomik, rritjen dhe punësimin, që të gjitha së bashku janë prioritetet tona – të ekonomive të rajonit, të RCC, dhe të BE-së që po financon këtë projekt. Barometri i Ballkanit na tregon se 2/3– 57 % për të qenë të saktë– të njerëzve të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë në rajon e bëjnë këtë për të kaluar kohën e lirë kështu që ne do të këmbëngulim për zhvillimin turistik brenda rajonit duke mbështetur në tregjet rajonale; dhe ne kemi ndërmarrë tashmë hapat e parë në promovimin ndërkombëtar duke marrë operatorë rajonalë në panaire të turizmit ndërkombëtar dhe do të bëjmë më shumë përpjekje në lidhje me promovimin pasi produktet tona të turizmit me vlerë të shtuar të bëhen të disponueshme dhe operacionale ".

Shtatë prej 12 granteve që janë fituar nëraundin e parë do të përdoren për të zhvilluar dhe promovuar rrugë të reja kulturore dhe produkte rajonale përfshirë site arkeologjike Romake, monumente të Luftës së Dytë Botërore, fortifikime, dhe trashëgimi kulturore të kryeqyteteve. Pesë grantet e tjera do të kontribuojnë për zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm  të rrugëve të turizmit të aventurës që ekzistojnë (Via Dinarica) dhe zhvillimin e produkteve të reja.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë