Politike

‘Basha, zagar që shiti interesat e PD’, ‘Ti i di mirë mëkatet e tua Bardhi’/ Të gjitha replikat mes Bardhit, Açkës, Nokës në komisionin e Medias (e plotë)

Nga Gazeta Si - Në fillim të sesionit të ri parlamentar, Komisioni për Mediat nuk kishte ndonjë pikë të rëndësishme në rendin e ditës. Një mbledhje formale, ku kryetarja e komisionit, Flutura Açka do bënte ”adetet”  për fillimin e punës. Në mbledhjen e këtij komisioni ia behën Gazment Bardhi dhe Flamur Noka (jo anëtarë të këtij komisioni) duke i treguar Açkes se ajo nuk duhet ta zhvillonte mbledhjen sa kohe opozitës nuk i ishte plotësuar asnjë kërkesë nga PS-ja.

Dy deputetët demokratë të qarkut Elbasan, Bardhi dhe Açka janë përplasur verbalisht. Por jo vetëm. Një konflikt jo etik mes deputetëve demokratë me akuza të forta mes njeri tjetrit por edhe ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, që tregon se PD-ja është jo vetëm e fragmentarizuar por e përçarë thellë, aq sa edhe deputeti më i dobët i PS-së do ua kishte zili, për formën më të thjeshtë (që po u ofron PD) për të gezuar pushtetin gjatë          

Më poshtë (pa koment) debati në komisionin e Medias

Bardhi: Mos u bëj fasadë e Evisit, e Suel Çelës dhe e bandave të Elbasanit, Flutura

Açka: Ti i di shume mire se cfarë mëkatesh ke me Flutura Acken, ti i di shumë mirë mëkatët e tua  

Të nderuar kolege sot fillon sesioni i ri parlamentar dhe nga sot sic e dini....

Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore, ngri zërin për të drejtat e opozitës, atë karrige ta kanë besuar demokratët

Açka: Ulu më lër ta mbaroj,

Bardhi: Je aty me votat tona

Açka: Ulu po te them

Bardhi: Jo nuk ulem, nuk kam ndërmend deri sa të plotësohen kërkesat e opozitës   

Açka: Ulu të flasim bashke e drejtojmë bashke

Bardhi: Si të flasim

Açka: Për këto cështje

Bardhi: Ti nuk flet dot

Açka: Të nderuar kolege ju e dini shume mirë që makinacioni i fundit i qeverisë shqiptare për të miksuar ekonominë me kulturën...

Bardhi: Ndërprite pak fjalën të lutem. Po leji përrallat tani, o Flutura po leji hartimet tani

Açka: Nga sot e tutje do të na duhet...   

(Noka i mbyll mikrofonin duke tentuar t’ia marre)

Gjylameti: O Flamur cfarë është kjo mo me një grua do merresh

Gjylameti: O Flamur o Flamur keni tejkaluar nivelin njerëzor more, ore çfarë bëni me gratë mo se është e papranueshme

Noka për Açkën: Kjo ka marrë votat e demokratëve, nuk ka marrë votat për t’ju shërbyer juve  

Ndërhyn Merita Bakiu: Unë nuk bëj pazar me askënd

Bardhi: Jo pazaret i ka bërë ai shefi yt (duke aluduar për Bashën)

Bakiu: Nuk jam unë shërbëtore e regjimit kupton apo jo

Bardhi: O Merita do pushosh apo jo... Basha është shërbetor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve, të të vijë turp ty që i shkon nga pas një zagari që ka shitur interesat e demokratëve

Bardhi (Bakiut): Po ulu moj se nuk ka njeri gjë me ty, nuk kam gjë me ty, rri atëhërë, ulu


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë