Politike

Nikolla: Noka dhe Bardhi i kaluan caqet e dhunës verbale ndaj Açkës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cilësoi të paprecedentë situatën e krijuar në komisionin e medias duke paralajmëruar masë disiplinore ndaj Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës të cilët me herët patën përplasje verbale me kolegen e tyre, Flutura Açka  

“Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e  legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në  mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë