Menaxhim

Balluku: Digjitalizohen edhe prokurimet. Çdo proces me AI

Nga Gazeta 'SI' - Prokurimet janë sektori i radhës që pritet të digjitalizohet. Kështu njoftoi zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë konferencës pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se kjo do të ndodhë me ndihmë të Inteligjencës Artificiale.

E gjithë procedura, nga plotësimi i formularëve e deri tek studimi i tregut dhe elementët teknikë, do të bëhet në mënyrë digjitale.

“Ky projektligji synon digjitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve. Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe digjitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara digjitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë” u shpreh Balluku.

Ajo tregoi dhe se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen për bashkëpunim rajonal Shqipëri-Itali dhe KE, ku kjo e fundit do të ofrojë një grant 81.8 mln euro si fond IPA, për zhvillim të vendeve në proces para-anëtarësimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë