Rend dhe Ligj

Balla homazhe në nder të Fadil Canaj: Ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të ish-Drejtuesit të Lartë të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, që u nda nga jeta një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij, Balla i ka shprehur ngushëllimet familjes Canaj teksa ka thënë se ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit.

“Ngushëllime familjes Canaj dhe dua të ju tregoj se Fadil Canaj ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit. Në ditë të vështirë dhe në këtë moment dua ta them se në detyrën time të ministrit të Brendshëm do të bëj gjithçka që përkujdesja jo vetëm ndaj punonjësve akutal të Policisë së Shtetit, po të gjithë funksionarëve do të vazhdojë përgjithmonë. Dua të ju shpreh ngusghëllimet të gjithë stafit të Ministrisë së Brendshme duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tj të veçantë në detyrat që ai ka pasur.

Homazhet në nder të Fadil Canajt zhvillohen në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë