Shendet

AstraZeneca deklaron se vaksina e saj mbron deri 90% nga Covid-19

Vaksina Covid-19 që po zhvillohej nga universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca u zbulua se ishte deri në 90% efektive në parandalimin e infeksioneve pa efekte anësore serioze në një provë të madhe klinike.
AstraZeneca tha se pacientët nuk kishin pasur probleme serioze me vaksinën dhe efikasiteti i saj shtohej në varësi të dozës që mund të merrnin pacientët. Ekspertët kanë deklaruar se efikasiteti varionte nga 62% në 90% në varësi të dozës së dhënë. Në një mesatare AstraZeneca dhe Oxford përcaktuan se efikasiteti i vaksinës ishte 70%.

Studiuesit  kanë përshkruar se vaksina arrin deri në 90% të efektivitetit të saj, ndërkaq nëse një person merr një dozë të lartë dhe një dozë të ulët, personi krijon 70% mbrojtje të imunitetit dhe nuk lejon që të zhvillohen simptomat e tjera.  Ekspertët kanë shpjeguar s kjo është një gjetje fantastike edhe për personat asimptomatikë.

Vaksina e Astrea Zeneca  është një virus i modifikuar gjenetikisht që përdoret për të ndaluar infeksionin dhe duke pikasur proteinat spike.

Më tej ekspertët shpjeguan se vaksina e Oxfordit dhe AstraZeneca, po përgatitet të bëjë tre miliardë doza për të gjithë botën dhe do të ketë një çmim shumë të ulët në krahasim me vaksinat e tjera. Vaksina do të merret vetëm për 3 paund.


Vaksina u studiua në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil. Provat klinike të fazës së tretë të vaksinës gjithashtu po vijojnë edhe në SHBA, pas një pauze atje në mes të shtatorit. Vaksina e AstraZeneca dhe Oxford dallohet midis kandidatëve kryesorë për zhvillimin e vaksinës së Covid-19, që prej fillimit të pandemisë. Ata u zotuan ta shesin pa fitim gjatë pandemisë dhe premtuan ta shpërndanin atë në një gjurmë gjeografike shumë më të gjerë, përfshirë edhe vende të mëdha që ishin në zhvillim.
Agjencia Europiane e Barnave, e cila autorizon ilaçe të reja për shitje në Bashkimin Evropian, tha në fillim të tetorit se kishte filluar një vlerësim të vaksinës së Oksfordit, për të shpejtuar një miratim të mundshëm. Një vlerësim i lejon rregullatorët të shikojnë të dhënat paraprake të tilla si ato nga eksperimentet laboratorike para se të përfundojnë provat klinike të fazës përfundimtare. Kanadaja gjithashtu ka filluar një vlerësim të vaksinës, sipas një deklarate në fillim të tetorit nga agjencia shëndetësore e vendit. Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se ata kanë fuqinë për të autorizuar përdorimin e një vaksine Covid-19 para fundit të vitit. Ekspertët e Oxford dhe AstraZeneca kanë deklaruar edhe më herët se në të gjithë botën do të ketë 60,000 pjesëmarrës për të provuar vaksinën.
Deri më tani janë vërtetuar dy vaksina me efikasitet 95% të cilat i kanë dhënën shpresë botës për përfundimin e Covid-19. Moderna Inc. së bashku nga Pfizer dhe BioNTech tashmë kërkojnë miratim për të lejuar përdorimin e vaksinës dhe për të nisur prodhimin masiv.
Burimi:The Wall Street Journal/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë