Politike

‘Asnjë të mos mungojë’ / Rama urdhër deputetëve dhe ministrave: Të martën mbledhje e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

Burimet bëjnë me dije se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja  konsiderohet shumë e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake që lidhen me rienergjizimin e partisë.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por ai pritet të lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtarëve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë