Politike

‘I mirëpritur të takohet me bashkëatdhetarët e tij’, Rama: Më 12 maj jam në Athinë (raportohet pjesëmarrje e madhe)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

“Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë’, njofton Rama.

Dy ditë me parë mediat greke shkruanin se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë.

Media greke Kathimerin shkruante se Ministria e Jashtme ishtë informuar për vizitën e Ramës, por ka refuzuar përgatitjet për një pritje të kryeministrit shqiptar.

“Z. Rama njoftoi jozyrtarisht synimin e tij për të vizituar Athinën nëpërmjet të besuarit të tij Endri Fuga, i cili ishte në Greqi disa ditë më parë. Ministria e Jashtme i bëri me dije të besuarit të zotit Rama se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon Greqia për shkak të zgjedhjeve europiane, do të ishte e preferueshme të shtyhej për pas datës 9 qershor. Që atëherë, ftesa e Athinës është shpërfillur dhe kryeministri shqiptar thuhet se është i vendosur për të realizuar vizitën” shkruante Kathimerini.

Me vone, u njoftua se Rama do të jetë i pranishëm në një event që do të organizohet me pjesëmarrjen e rreth 5 mijë emigrantëve shqiptarë, në kuadër të turit “Takimet me Diasporën”.

Kreu i degës së Partisë Socialiste në Athinë, Jan Haxhi ka konfirmuar vizitën e Ramës, duke deklaruar se Ministria e Jashtme greke është shprehur se kryeministri shqiptar është i mirëpritur të takohet me bashkëatdhetarët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë