Politike

Blendi Klosi: Kryeministri do të takohet edhe me ‘çunat e Londrës’

Edi Rama do të jetë edhe në Londër me shqiptarët, e veçanërisht me “çunat” e Kukësit.

Këtë e konfirmoi të shtunën Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kukës, ku pati diskutime edhe për votën e diasporës.

“E gjithë diaspora e Kukësit, në Greqi, Itali, por sidomos në Angli, është e ftuar të marrë pjesë në takimet me kryeministrin. PS e ka dëshmuar tashmë që është për votën e diasporës”, tha Klosi.

Gjatë takimit, Klosi tha se Partia Socialiste synon që Shqipëria e vitit 2030 të shndërrohet në një pikë referimi në rajon.

Drejtuesit e PS-së kanë nisur një tur takimesh me degët lokale, duke përgtatitur strukturat për zgjedhjet e delegatëve dhe Kongresin që pritet të mbahet në qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë