Gazeta Si - Dy punonjës policie në Tiranë, të dyshuar për ryshfet, janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Agjencia e Mbrojtjes Policore.
Sipas një njoftimi, efektivët e forcave ‘Shqiponja”, janë kapur, duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij më gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të arrestuarit janë: – Inspektor A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; – Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjatë kontrollit personal, thuhet në njoftim, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.