Politike

Amnistia, Sula: Të shtyhet, është në kundërshtim me rregulloren

Kundër futjes në rend dite të amnistisë penale ishte edhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili ka paralajmëruar se mund të dalë me një lëvizje të vetën politike.

Sula kërkoi që votimi për amnistinë të shtyhej ose duhet të mblidhet urgjentisht komisioni i Ligjeve.  

“Nuk kemi pasur e-mail, nuk mund të shtyhej një javë, sepse kalon një javë që presin personat, por keni 1 vit e gjysmë një vendim gjykate që e ruani në sirtar, urgjentisht komisioni i ligjeve të mblidhet tani sot, ose të shtyhet amnistia, sepse është në kundërshtim me rregulloren”, tha Sula, i cili mori një përgjigje mohuese nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Kuvendi e mori vendimin për futjen në rend dite të amnistisë”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë