Kryeministri Edi Rama ka prezantuar versionin 4.0 të Diellës, me risi të reja.
Në videon prezantuese, tregohen cilat janë funksionet e reja në e-Albania me inteligjencën artificiale.
“Jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv ku i bën vetë gjërat, mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi. Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë dhe në pritje aty, Diella punon dhe ju keni shërbimin”, u shpreh kryeministri.
Konkretisht janë 19 shërbime, të cilat gjenerohen vetëm me një komandë zanore. Gjithashtu. Kryeministri pohoi se është përfshirë edhe identifikimi me sy.
“Identifikimi me sy lehtëson ndërveprimin me e-Albania“, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje