Teknologji dhe Inovacion

AMF platformë Online për ankesat e qytetarëve

Nëse ke një ankesë në lidhje me tregjet financiare jo bankare që është nën mbikëqyrje të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mund ta ndash ankesën me autoritetin në mënyrë digjitale dhe të ndjekësh hap pas hapi trajtesën e problematikës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vjen me një platformë digjitale për ankesat e qytetarëve.

Duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar prej AMF-së zbatimi i një regjistri të ri, si një platformë për depozitimin e ankesave të konsumatorëve.

Platforma online e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problematikën për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare, nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Kjo Platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.
Linku për ankesat: https://crm.amf.gov.al/raporto


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë