Futboll

Alison hyn në histori, bëhet portieri më i shtrenjtë

Duket sikur merkato nuk po njeh më limite. Pas kalimeve të vitit të shkuar, apo ai i Ronaldos në Itali te Juventus, ka ardhur transferimi tjetër që ka thyer rekordin e radhës. Është Alison Beiker, portieri brazilian që është larguar nga Roma për të kaluar në Angli te Liverpul.

https://www.youtube.com/watch?v=W3eeBFsuOS4

Kosto e transferimit të tij është rekord absolut, plot 74,83 milion euro. Gardiani brazilian bëhet kështu portieri që është shitur më shtrenjtë në histori duke lënë pas edhe lënë pas vetes edhe një legjendë si Xhixhi Bufon. Përveç shumës së transferimit, ende nuk janë bërë të ditura detajet e tjera të kontratës, sa i përket përfitimit mujor të portierit dhe mënyrës së shpërndarjes së të ardhurave nga marketingu.

Alsion Beiker në vitin e fundit zhvilloi një sezon fantastik, duke e çuar Romën deri në gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve me pritjet e tij “in extremis”, ku u s’kualifikua pikërisht nga Liverpuli. Portieri 25-vjeçar, paraqitjeve të tij shumë pozitive ia ka vënë vulën me formën e treguar në botëror me kombëtaren, braziliane.

Një fakt shumë interesant që vjen me kalimin e Alison te Liverpul, tashmë 2 nga 5 portierët më të mirë të Premier League janë brazilian.

Pritet që në ditët në vijim, Alison të kalojë edhe testet mjekësore te Liverpuli, më pas të firmosë kontratën dhe në fund prezantimi zyrtar me fanellën e “The Reds”. Liverpul sezonin e fundit shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbi përballë Real Madrid dhe një nga fajtorët kryesorë të disfatës, u konsiderua portieri Karius me gabimet e tij foshnjarake.

Me Alison Beiker në krye, lista e portierëve që janë shitur me shtrenjtë në histori vijon si më poshtë:

2.Xhianluixhi Bufon për 52.9m € nga Parma te Juventus në vitin 2001

3.Ederson Moraesh për 40m €  nga Benfika te Mançester Siti në vitin 2017

4.Xhordan Pikford për 34m € nga Sunderland te Everton në vitin 2017

5.Manuel Nojer për 30m € nga Schalke te Bajern Mynih në vitin 2011

6.Françesko Toldo për 26.5m € nga Fiorentina te Inter në vitin 2001

7.Bernd Leno për 25m € nga Bayer Leverkusen te Arsenal në vitin 2018

8.David De Gea për 25m € nga Atletiko Madrid te Mançester Junajtid në vitin 2011

9.Aleks Meret për 22m € nga Udineze te Napoli në vitin 2018

10.Sebastian Frej për 21m € nga Inter te Parma në viti 2001

11.Anxhelo Peruci për 19m € nga Juventus te Inter në vitin 1999


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë