Politike

Alibeaj mbledh kryesinë dhe grupin, ende pa vendim për kandidatët, në Tiranë propozohet Bejko dhe Godole  

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi ditën e  premte kryesinë dhe grupin parlamentar që e mbështet.

Në fund të diskutimit, që zgjati me debate dhe më shumë për mënyrën se si do të dalin, Alibeaj ka propozuar për Tiranën dy emra: Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Ndërkohë të shtunën do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.

Të dielën PD e Alibeajt del me vendim përfundimtar.

LEXO EDHE:
- Takimi/ Gjysma e grupit të Alibeajt kërkon që PD të dalë pa kandidatë në zgjedhje: Të mbështeten emrat e Berishës
- Pse Alibeaj duhet të garojë për 61 bashkitë dhe të heqë dorë nga ftesat false për kandidatët e primareve

Bejko dhe Godole kane qenë dy emrat e propozuar për Tiranën ndërsa ka pasur opsione të ndryshme se si vetë PD duhet të përfaqësohet në zgjedhjet e 14 majit.

Thuajse gjysma e deputetëve të grupit ‘Alibeaj’ kanë propozuar që të dalin vetëm me listë këshilltarësh bashkiake dhe jo me emra kandidatësh për kryetar bashkie me qëllim që të mbështetën kandidatët e primares që garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa ta, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Saimir Koreshi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati. Qëllimi sipas tyre është që në garë të kenë vetëm një kundërshtar, atë të mazhorancës     

Një pjesë tjetër si Pampuri, Agalliu, Çollaku kanë propozuar të kundërtën. Ka pasur edhe propozime që PD-ja të mos dale me emra kandidatësh aty ku baza është e bashkuar për një emër kandidati siç po ndodh paraprakisht në Vaun e Dejës dhe në Elbasan.

Një vendim përfundimtar pritet të merret vetëm të dielën, si afati i fundit i depozitimit të emrave në KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë