Politike

Takimi/ Gjysma e grupit të Alibeajt kërkon që PD të dalë pa kandidatë në zgjedhje: Të mbështeten emrat e Berishës       

Enkelejd Alibeaj mblodhi te premten grupin parlamentar për finalizimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit.

Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi mësohet se kanë kërkuar që të mos nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie në mënyrë që PD të shkojë e bashkuar.

Ato sugjeruan që të përgatiten vetëm për listat me këshilltar bashkiak. Të njëjtin qëndrim mësohet se kanë mbajtur edhe deputetët Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati ndërsa deputetët të tjerë si Orjola Pampuri, Kreshnik  Çollaku dhe Arbi Agalliu të kundërtën.

“Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, është shprehur Jorida Tabaku.

Edhe Dhurata Çupi këmbënguli që PD të shkojë e bashkuar.

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues.

Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.

Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, tha Çupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë