Shendet

Alarmi i pneumologëve: 60-vjeçarë të pavaksinuar kanë frikë, të rinjtë indiferentë

Në dispancerinë e Tiranës çdo ditë numërohen qindra vizita të pacientëve të prekur nga koronavirus apo të dyshuar të cilët kërkojnë ekzaminime specifike për identifikimin e virusit.

Mjekja pneumologe në dispacerinë qendrore Silvana Sadria  i tha për gazetës "Si" se “ndonëse rastet me koronavirus janë më pak se një vit më parë, ajo çfarë konstatohet mes tyre janë 60-vjeçarët e pavaksinuar|.

"Gjatë muajit nëntor në ekzaminimet e pneumonive kemi konstatuar Covid tek kjo kategori pacientësh që nuk janë vaksinuar. Kur i kemi pyetur, na kanë pohuar se kanë pasur frikë. Mund të them se janë pikërisht kjo grupmoshë që kanë shfaqur probleme gjatë terapisë së mjekimit, pra virusin e kanë kaluar me rrezik deri dhe për jetën", thotë pneumologia Silvana Sadria.

Të prekur nga covid dhe 15-20 vjeçarët

Koronavirusi po zgjeron rrethin e të prekurve ku të rinjtë 15-20 vjeç vijojnë të jenë ndër rastet pozitive që raporton Dispanceria. Sipas mjekes Sadria, nga gjimnazet raportohen rritje të rasteve me Covid 19 e megjithatë shumica e tyre paraqiten me simptoma të lehta.

"Rastet nuk janë të rënda por mund të them se janë të rinj të pavaksinuar. Neglizhenca dhe paniku i krijuar i ka frenuar të kryejnë vaksinën por ka mes tyre dhe persona që e kanë kaluar virusin disa herë", thotë mjekja e dispancerisë.

Nëntori, një mjeke 600 vizita në muaj

Një bilanc i frikshëm, numri i vizitave në dispancerinë e Tiranës për muajin nëntor. Me mbylljen e muajit konstatohet se vetëm një mjek ka kryer rreth 600 vizita ndërsa sipas një përllogaritje numri ditor I vizitave është mesatarisht 50-60 pacientë. Në dispanceri punojnë 9 pneumologë dhe numri i vizitave në një muaj që me prekjen e vendit nga pandemia i kapërcen 5 mijë. Por mjekët thonë se ” jo të gjithë pacientët që paraqiten janë me covid. Në këtë periudhë prezente janë dhe virusi I gripit dhe virozat dhe raporti me koronavirus është 1 me 6. Gjithsesi mjekët specialistë bëjnë apel që të mos neglizhohen simptomat të cilat janë të ngjashme mes tyre e megjithatë një skopi apo grafi e mushkërisë do të identifikonte në kohë prekjen nga virusi covid 19 apo gripi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë