Kinema

Aktorja më e vjetër e “Game of the Thrones”: Nuk i kam parë kurrë filmat e mi

Ndërsa filmi “Game of the Thrones” kthehet me serinë e saj përfundimtare, aktorja më e vjetër e filmit Diana Rigg shprehet se kurrë nuk i ka parë filmat ku ka luajtur. Duke pranuar një çmim të veçantë në Festivalin e Kanës këtë vit në Francë, aktorja britanike e cila në korrik mbush 81 vjeç, është shprehur se nuk ka asnjë ide si kanë dalë filmat ku ka marrë pjesë, pasi nuk i kishte parë.
Rigg u bë e famshme që në vitin 1960, ku luajti rolin e Emma Peel në serialin “The Avengers”.
“Regjisorët kontaktuan menaxherin tim dhe unë mora pjesë në film, pa e ditur se çfarë ndikimi do të kishte Game of the Throne tek njerëzit. Ata nuk ishin të sigurt nëse mund të luaja këtë rol, nëse do të isha e aftë të drejtoja një ushtri dhe ndërkohë unë gjatë gjithë kohës mendoja se pse, duhej që një aktore e vjetër të testohej kaq shumë. Në atë moment vendosa se do të realizoja gjithçka si duhej dhe ashtu bëra,” shprehet Rigg

Një ndër rolet më të njohura të saj ka qenë edhe Tracy, gruaja e James Bond, në filmin e shërbimit sekret në vitin 1969. Duke pasur parasysh zgjedhjet e saj, ajo gjithmonë do të preferonte rolin në “Game of the Throne.
“Përgjithësisht më pëlqejnë rolet me karakter të keq. Ata janë shumë interesantë,”shton Rigg
Ajo u nderua në festivalin e Kanës për një jetë të tërë që kishte punuar në televizion. Sipas saj, jo vetëm aktorët, por të gjithë njerëzit nuk duhet të tregojnë për meritat tyre, por të vazhdojnë të punojnë. Ndër të tjera ajo shprehet se nuk do të ndalojë së aktruari, edhe pse ka një jetë në skenë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë