Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane janë shumë të zëna duke hartuar një sërë strategjish për reforminin e Bashkimit Evropian dhe përballjen me tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump, Hollanda duket se i ka përqendruar të gjitha energjitë e saj jashtë kontinentit, për të forcuar marrëdhëniet me një mbretëri të harruar nga shumica e vendeve evropiane, Jordaninë.
Pas disa vizitave të njëspasnjëshme të Mbreti dhe Mbretëreshës së Hollandës, marrëdhëniet mes Jordanisë dhe Amsterdamit duket se janë forcuar në një sërë drejtimesh, si nga ana ekonomike ashtu edhe politike. Vizita e fundit e Mbretit jordanez në Holandë ishte një sukses "i plotë" në shumë aspekte, dhe arriti ta vendosë mbretërinë e në fokusin e qeverisë holandeze. Sipas ambasadores holandeze në Jordani, vizita e Mbretit Abdullah i hapi sytë vendit të saj që të mendojë për Jordanin, rolin dhe përpjekjet e tij në rajon. Ambasadorja vuri në dukje se klasifikimi i Jordanisë si një "vend fokusi” nga ana e Mbretit Willem Alexander ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.
"Holanda do të promovojë historinë e Jordanisë në BE dhe në botë- tha ambasadorja- Jo çdo vend është në dijeni të rolit humanitar të Jordanisë ndaj refugjatëve që kërkojnë strehë të sigurt dhe përpjekjet e saj për të arritur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Strehimi i njerëzve në nevojë dhe mbajtja e tyre në një mjedisi të qetë janë ndër pikat kyçe të historisë së Jordanisë".
Hollanda “blen” Jordaninë
Eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në botë pas SHBA-së, kohët e fundit nënshkroi gjithashtu një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin bujqësor me Jordaninë. Ashtu siç vuri në dukje edhe ambasadorja, Hollanda do të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Jordaninë për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, arsimin, formimin profesional, shkëmbimin e ekspertizës dhe energjinë dhe zhvillimin e bujqësisë.
Duke e përshkruar Jordaninë si një "partner kyç të BE-së", Hollanda ka u ka mundësuar një sërë kompanish të investojnë në Mbretëri përsa i përket bujqësisë, ujit, energjisë së rinovueshme, logjistikës, riciklimit dhe industrisë. Kompanitë holandeze që veprojnë në Jordani janë: Shell (shale oil), Heineken, Solvochem (kompani kimikatesh), Ooms (kompani për prodhimin e asfaltit), Unilever (mallra konsumi), FrieslandCampia (produkte qumështi) Bakker Brothers (Farëra).
Një nga bashkëpunimet kyçe hollandezo-jordaneze është ai i ujit. Sipas Amsterdamit, problemi i Hollandës është se ka "shumë ujë" dhe ai i Jordanisë është se ka mungesë të theksuar uji. Zyrtarët hollandezë kanë deklaruar vazhdimisht se janë shumë të të interesuar në projektin e transportit të ujit nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur.
Gjatë takimi me Mbretin jordanez, Mbreti Welliem vuri në dukje se disa kompani hollandeze kanë korrur sukses të konsiuderueshëm në Jordani duke deklaruar se një numër i madh i këtyre firmave kanë perceptuar Jordanin si një qendër për eksport dhe për të bërë biznes në rajon.
Nga ana tjetër, Ministri hollandez i Tregtisë së Jashtme, Sigrid Kaag, tha se qeveria holandeze dhe sektori privat do të përgatisin një plan për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar mundësitë e investimit në Jordani.
Krejt papritur, Hollanda po “derdh shumë thasë me para” në Jordani, duke kontribuar në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik dhe social të një mbretërie të harruar nga BE-ja.
Hollanda ndihmon Jordaninë të mbajë peshën e refugjatëve
Jordania dhe Holanda kanë po ashtu të njëjtin mendim se kriza siriane mund të zgjidhet vetëm përmes një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike. Gjatë takimeve dy palëshe, Hollanda e ka bërë të qartë se i bashkohet Jordanisë në mendimin se radikalizimi dhe terrorizmi nuk mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet mjeteve ushtarake dhe sigurisë, por edhe me mjete ideologjike, kulturore dhe qasje arsimore. Hollanda duket se e ka bërë gjithashtu të qartë se është "plotësisht e vetëdijshme" për problemet e Jordanisë, shumica e të cilave vijnë për shkak të strehimit të një numri të madh refugjatësh sirianë. Amsterdami madje ka punuar me organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e presionit mbi infrastrukturën, buxhetin dhe sektorët kyç të Mbretërisë.
Që nga shpërthimi i krizës siriane në 2011, Holanda ka dërguar rreth 400 milionë euro ndihma humanitare për refugjatët dhe vendet pritëse. Në vitin 2015, 41.5 milionë euro u dërguan në Jordaninë e paralizuar nga refugjatët përmes agjencive të OKB-së. Sipas zyrtarëve hollandezë, në vitin 2016, Amsterdami premtoi 110 milionë euro për rajonin dhe filloi zbatimin e projekteve afatgjata që janë të dobishme si për sirianët ashtu edhe jordanezët. Edhe pse të gjitha ndihmat holandeze për vendet që strehojnë refugjatët, kalojnë përmes agjencive të OKB-së, një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar për Jordanin.
Amsterdami dhe Jordania bashkëpunojnë gjithashtu për të zgjidhur problemin e të të drejtave të njeriut në fushat që lidhen me fuqizimin e grave, pjesëmarrjen politike, të drejtat e fëmijëve barazinë gjinore dhe tolerancën fetare.
Burimet: "Business Times", "Jordan Times"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.