Jete & Stil

A ka mbaruar koha e produkteve ‘e tij’ dhe ‘e saj’?

Paketimi dhe krijimi i produkteve për meshkuj dhe për femra është një mentalitet i fituar i bazuar në stereotipet viktoriane. Dhe kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, është më e komplikuar. Lëkura e njeriut është lëkura e njeriut, edhe nëse ajo e të rinjve ka më shumë gjasa të jetë e yndyrshme, ajo e grave në menopauzë zakonisht ndryshon por në fund mbetet lëkurë.

Markat e reja gjithëpërfshirëse të kujdesit të lëkurës tani po krijojnë serume dhe produkte të përbashkëta dhe ka shumë interes për to.

Aktori Idris Elba përdori kujdesin e lëkurës së gruas së tij Sabrina gjatë izolimit dhe pyeti veten se si ishin bindur se kishin nevojë për produkte të veçanta. S'able Labs ka krijuar pastrues fytyre dhe hidratues që janë për të dyja gjinitë dhe thotë se që kur ka futur në treg këto produkte, ka pasur më shumë sukses.

Produktet e Soho House gjithashtu janë gjithëpërfshirëse dhe dhe gjithë ideja e këtyre produkteve është të jenë funksionale, pa dallim gjinie.

Ky serum shumë i këndshëm, i lehtë dhe qetësues ka qenë shpëtim për meshkujt në të gjithë botën të cilët kanë kuptuar se pastrimi i fytyrës është për të gjithë.

Në masë dërrmuese, femrat janë ende ato që përdorin grim, ndërsa meshkujt më së shumti duhet të kujdesen për flokët por kohët e fundit më shumë meshkuj kanë filluar të kujdesen për lëkurën dhe fytyrën po aq sa edhe femrat dhe ndoshta markat e kanë kuptuar këtë dhe kanë filluar fundin e epokës “produktet e saj dhe produktet e atyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë