Politike

A është shkarkuar se mbrojti Ahmetajn? Gjiknuri i vë kapakun: Do flas kur të dal në pension politik

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga arratia tha ndër të tjera gjatë një interviste për Syri Tv se Damian Gjiknuri u hoq nga detyra si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pasi kishte dalë në mbrojtje të tij.

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Ahmetaj.

I pyetur nga mediat, Damian Gjiknuri e mbylli këtë kapak kur tha se debati do të ishte objekt i librit të tij me kujtime.

“Shpjegimet e mia i kam dhënë atëherë. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë