Jete & Stil

A është frika e lindur apo e mësuar?

Halloween-in të gjithë e lidhim me frikën dhe gjërat e frikshme. Tani që festohet në mënyrë masive me kostume nga më të frikshmit, njerëzit janë ndarë në dy grupe. Grupi që dalin dhe festojnë, ndërsa të tjerët që qëndrojnë në shtëpi. Pse ndodh kjo?

Së pari, ndryshe nga ajo që besohet nga shumica, frika nuk është diçka me të cilën kemi lindur por është diçka që zhvillohet me kalimin e kohës. Në fakt, foshnjat nuk frikësohen deri në moshën 8 deri në 12-muajshe dhe kjo ndodh zakonisht kur shohin njerëz të rinj, të panjohur. Madje, jo të gjitha foshnjat reagojnë me frikë dhe ato që reagojnë, më shumë ka të bëjë konteksti.

Për shembull, fëmijët reagojnë me frikë ndaj një të huaji kur janë në një ambient jo familjar për to ose kur nuk janë në krahët e nënës. Shumë herë, fëmijët janë të qetë kur ju afrohet një i huaj sepse janë në krahët e nënës dhe nuk ndjejnë “kërcënim”.

Meqenëse nuk kemi lindur të frikësuar, kjo do të thotë se shumica e frikërave tona mësohen në një moment të jetës sonë dhe ato nuk mësohen në të njëjtën mënyrë.

Disa frikëra mësohen duke kaluar një përvojë negative në jetë ose duke kaluar një traumë.

Për shembull, ju mund të mësoni të keni frikë nga qentë nëse jeni kafshuar nga një qen ose nëse njihni dikë që është kafshuar. Gjithashtu mund të keni frikë nga qentë duke dëgjuar informacione negative për to. Pra, gjithmonë ka një arsye për frikën.

Megjithëse frika mësohet dhe ne mund ta mësojmë në mënyra të ndryshme, jo të gjitha frikërat krijohen të barabarta dhe disa frikëra janë shumë më të zakonshme se të tjerat. Frika nga gjarpri dhe merimanga, për shembull, janë disa nga ato më të zakonshmet në botë. Janë aq të zakonshme sa që disa studiues kanë propozuar që ne kemi lindur me ta, ose t’i zhvillojmë ato shumë herët, bazuar në një predispozitë biologjike ose mekanizëm të trurit që evoluoi posaçërisht për të reaguar ndaj grabitqarëve të rrezikshëm. Sidoqoftë, hulumtimi me foshnje dhe fëmijë të vegjël sugjeron të kundërtën.

Është nga ana psikologjike që lidh pjesën e frikës me reagimin e menjëhershëm. Për shembull, një fëmijë arrin të shohë një gjarpër midis mijëra lulesh në një fotografi sepse ai shihet si diçka i frikshëm.

Më e rëndësishmja, ekziston një marrëdhënie midis frikës së një prindi dhe frikës së fëmijëve të tyre. Fëmijët mund të marrin disa nga frikërat e prindërve më të zakonshme jo vetëm nga përvoja negative por duke i parë dhe dëgjuar. Ato mund të shohin reagimin e tyre ndaj gjërave të frikshme ose të dëgjojnë informacion kërcënues nga prindërit e tyre, miqtë ose nga media apo libra.

Për shkak se frika përfshin arsyetimin për atë që po ndodh në mjedis, ajo që fëmijët kanë më shumë frikë në mosha të ndryshme ndryshon ndërsa mendimi i tyre për botën bëhet më i sofistikuar.

Siç u përmend më lart, në foshnjëri, frika më e zakonshme është nga njerëzit, vendet dhe gjërat e reja, e ndjekur nga frika ndaj kafshëve në fëmijëri dhe frika e refuzimit në adoleshencë.

Ashtu si disa frikëra mësohen më lehtë se të tjerat, disa fëmijë janë më të prirur të sillen me frikë se të tjerët. Në fakt, disa fëmijë kanë një paragjykim, ose karakteristikat temperamentale për të reaguar më fort ndaj gjërave të reja dhe njerëzve të rinj sesa fëmijët e tjerë. Këta fëmijë, të cilët gjithashtu mund të vijnë si të ndjeshëm ose të ndrojtur, mund të jenë veçanërisht të prirur të reagojnë negativisht kur u paraqiten gjëra të frikshme. Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur reagojnë në lidhje me diçka pasi fëmija e tyre po mbledh informacion në lidhje me atë. Nëse një prind reagon negativisht, ai jep informacion negativ, nëse reagon pozitivisht, ai jep informacion pozitiv.

Ne nuk kemi lindur me një zë të vogël me emrin “Frika” në trurin tonë që ndizet dhe fiket si përgjigje ndaj gjërave të caktuara ose në periudha të caktuara të vitit. Emocionet janë shumë më të komplikuara se kaq. Trupat tanë vazhdimisht u përgjigjen ndryshimeve në mjedis dhe pastaj duhet të mendojmë dhe interpretojmë atë përgjigje bazuar në atë që po ndodh në botën përreth nesh dhe atë që ka ndodhur në të kaluarën tonë. Trupat tanë mund të reagojnë ndaj shfaqjes së një gjarpri, duke e zbuluar atë shpejt, duke i bërë zemrat tona të rrahin më shpejt, duke na përgatitur të veprojmë, por mënyra se si e interpretojmë atë përgjigje mund të ndryshojë bazuar në faktin nëse përcaktojmë se jemi në një vend të sigurt (si kopshtin zoologjik), ose nëse mund të mos ndihemi aq të sigurt (si në një shëtitje në pyll).

Burimi: Psychology Today. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë