Mendim

A e zëvendëson Mini-Shengeni hyrjen në BE? Flasin ekspertët

A është Shengeni i Vogël Ballkanik një iniciative që po përpiqet të zëvendësojë apo të ngadalësojë procesin e integrimit në BE?

Kritikët e Shengenit të Vogël kanë paralajmëruar se kjo iniciativë jo vetëm do të shkëpusë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe do ta zhvendosë fokusin larg zhgënjimit të shkaktuar nga shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa prej tyre madje e kanë quajtur "një mashtrim i lirë politik që do të dukej mirë në letër".

Sidoqoftë, ekspertë të tjerë besojnë se nisma e Mini-Shengenit nuk ka ndonjë ndikim negativ në pranimin Ballkanit Perëndimor në BE dhe se ai shkon paralel me procesin.

"Një nga kushtet për vendet kandidate për t'u anëtarësuar në BE është krijimi i një bashkëpunimi efektiv rajonal përpara se të anëtarësohen Mini-Shengen bën pikërisht këtë, "thotë për “Europeam Western Balkasn”, Srđan Cvijić, analist në Institutin e Politikave Europiane në Bruksel.

Ideja e krijimit të kësaj marrëveshje erdhi në tetor, pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic u takuan në Novi Sad ku deklaruan se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të mirëpritur të bashkohuni me iniciativën.

Takimi i dytë i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdić dhe Ministren e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekulić, u mbajt në nëntor në Ohër, dhe rezultoi me një sërë propozimesh me qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Ata ranë dakord që Shengeni i Vogel duhet të përfshijë gjithashtu njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, stimuj për shkëmbimin e studentëve, projekte të përbashkëta kërkimi dhe zhvillimi, bashkëpunim kufitar në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ndihma në rast të situatë emergjente apo fatkeqësie natyrore.

Sidoqoftë, Cvijić sqaron se duhet të bëhet më shumë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale midis vendeve të rajon.it

"Ju nuk mund të ndërtoni ura dhe në të njëjtën kohë të nxitni publikun e brendshëm kundër fqinjëve siç po bëjnë disa liderë në rajon. Por Mini-Schengen në përgjithësi po bën një hap në drejtimin e duhur që mund të jetë i dobishëm vetëm për qytetarët e Ballkanit , ”deklaron Cvijić.

Një mendim të ngjashëm ka profesori i Universitetit të Grazit Florian Bieber, i cili thekson se Mini-Shengen është një iniciativë e mirë.

Liria e lëvizjes duhet të jetë qëllim kryesor i kësaj iniciarive, veçanërisht duke e bërë më të lehtë heqjen kufijve për qytetarët. Sidoqoftë, nuk është alternative për anëtarësimin në BE”, shprehet Bieber .

Florian Bieber

Profesori Bieber gjithashtu kujton se kjo nuk është iniciativa e parë e tillë dhe se ka pasur bisedime për integrimin më të ngushtë rajonal për njëzet vitet e fundit.

Megjithëse takimet fillestare u organizuan nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me praninë e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, Kosova ishte e vetmja që u la mënjanë. Profesori Bieber thotë se pa Kosovën kjo nismë do të ishte e pakuptimtë.

"Kjo nismë o të ketë kuptim vetëm nëse përfshin jo vetëm tre, por të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është veçanërisht e pakuptimtë që Kosova të mos jetë pjesë e iniciativës, pasi ajo është e rrethuar nga tre vendet nënshkruese, ”deklaron Bieber.

Përjashtimi nga Mini-Shengeni shkaktoi reagime negative në Prishtinë, e cila ngriti alarmin se iniciativa do të zëvendësojë procesin e integrimit në BE. Disa nga ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se kjo nismë paraqet një improvizim politik përderisa Kosova nuk trajtohet si e barabartë për shkak se nuk njihet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Muhamet Mustafa, profesor në Kolegjin Riinvest, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se e gjithë kjo iniciativë nuk ka përmbajtje substanciale dhe më shumë është loje politike.

Sipas tij, kjo nismë nuk paraqet diçka të re, pasi që dihet që Kosova ka marrëveshje të nënshkruara rajonale, por të cilat nuk zbatohen.

"Ai po shfrytezohet për arsye politike, kryesisht për shkak të sjelljeve të Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës dhe pengimin e Kosovës”, tha Mustafa.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Report TV se takimi në Ohër nuk duhet të ishte mbajtur.

“U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçic
dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

"Kosova u anashkalua qëllimisht nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj nisme të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë Euro-Atlantike me ndonjë iniciativë rajonale, "deklaroi Hashim Thaçi në Facebook.

Megjithatë, sipas ekspertëve edhe vendet e tjera të rajonit, përkatësisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përballen me një rrezik të ngjashëm. Pasi BE nuk arriti të sigurojë hapjen e shumëpritur të negociatave të pranimit, shumë besojnë se kjo iniciativë përfaqëson një lloj ngushëllimi për një premtim të thyer.

Megjtithatë, të dy Cvijić dhe Bieber theksojnë se kjo nismë paraqet më shumë një iniciativë rajonale sesa një proces integrimi, prandaj nuk mund të përfaqësojë një ngushëllim të këtij lloji.

Përveç kësaj, Bieber shpjegon se nisma nuk ofron një udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe reformat e tjera.

"Ndërsa sigurisht që ka disa përfitime ekonomike, ato janë të pakrahasueshme me pranimin në BE. Kështu, Mini-Shengen duhet të shihet si një lëvizje pozitive drejt bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nëse funksionon, do të ndihmojë vendet dhe qytetarët për pranimin në BE. Por Mini-Shengeni nuk ofron një zëvendësim domethënës për anëtarësimin në BE dhe kjo duhet të jetë e qartë në rajon dhe vendet anëtare të BE, "përfundon Bieber.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë