Portofol

A do të rritet ekonomia ruse nga Kupa e Botës?

Nga Cherry Reynard/ Forbes – E diela e 15 korrikut qe e shenjtë për Francën në finalen e Kupës së Botës, por a do të mund të flitet e njëjta gjë në lidhje me financat e vendit bujtës? Rusia mund të ketë sigururar prestigjin e mikpritjes, por kostot shënuan rreth 600 milion dollar nga arka e shtetit, duke e shpënë koston totale më shumë se 12 miliard dollarë. A mundet që vendi të shpresojë për të rekuperuar shpenzimet që të përmirësojë rritjen ekonomike?

Vendet luftojnë fort për të bujtur Kupën e Botës dhe ngjarje të tjera sportive. Vetëm procesi i ofertës i kushtoi Anglisë 21 milion paund. Shpresa në këto ngjarje është që të sjellë zhvillim të ri, të ardhura turizmi dhe biznesi, që në kthim të justifikojë shpenzimet për ndërtimin e infrastrukturës së re.

Debati mbi infrastrukturën ka qenë një çështje domethënëse për çdo vend në zhvillim që ka mirëpritur një ngjarje sportive me peshë. Nga njëra anë, infrastruktura e re krijon vende pune e rrit produktivitetin. President Putin është i qartë që infrastruktura që u ndërtua për Kupën e Botës duhet të ketë një jetë përtej Kupës së Botës:

“Ne do të punojmë sëbashku Ne do të mblidhemi së bashku me të gjithë ata që merren me kulturën fizike dhe të gjithë ata që janë angazhuar në ndërtimin dhe funksionimin e këtyre objekteve sportive dhe infrastrukturës sportive në tërësi dhe hartojnë një plan për përdorimin e infrastrukturës sportive, inxhinierike dhe të transportit që është ndërtuar për të zhvilluar kulturën fizike në vend."

Kjo nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për tu vërtetuar. Ndërsa Kupa Botërore e Afrikës së Jugut u konsiderua një sukses, katër vjet mungese të tifozëve të paguar, ka parë disa bashki të cilët kanë stadiumet e Kupës së Botës që janë të detyruar të paguajnë mirëmbajtjen nga arkat e tyre.

Një pyetje më e madhe dhe e qënësishme është se nëse ato para do të mund të kishte  qenë më mirë të investoheshin në ndërtimin e hekurudhave, spitaleve dhe shkollave në vend të stadiumit të futbollit? Një artikull hulumtues nga Forumi Ekonomik Botëror ishte i qartë: "Për fat të keq, infrastruktura sportive është e shtrenjtë për të ndërtuar dhe drejtuar, merr pasuri të pakta dhe me vlerë të lartë reale dhe shpesh është e vështirë të përdoret me frekuencë të mjaftueshme për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes. Një stadium nuk është me të vërtetë thelbësor për mirëqenien ekonomike të një punëtori të mesëm ".

Artikulli vinte në dukje se stadiumi më i shtrenjtë i Brazilit në Botëror tani është një parking dhe përgatitjet e vendit për Kupën Botërore kushtuan rreth 11-14 miliard dollar. Gjykata Kombëtare e Auditit të Brazilit arriti në përfundimin se shpenzimet publike në Kupën e Botës do të ishin "para të mjaftueshme për të paguar dyfishin e buxhetit vjetor të të gjithë vendit Bolsa Familia (mirëqënia sociale)".

Një mënyrë tjetër përmes së cilës Kupa e Botës shpreson të rekuperojë kostot është turizmi. Rusia ka kohë që ka nënperformon në këtë fushë në krahasim me turistët e saj në botë për dhe ka pasur shpresa që Kupa Botërore ta vendosë atë në hartën e turizmit. Në këtë kënvështrim ka gjasa të ketë qenë së paku pjesërisht e suksesshme - rreth 1 milion njerëz kanë vizituar turneun e Kupës së Botës gjatë muajit që ngjarja u zhvillua. Turneu u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa incidente, gjë që garantojnë siguri për turistët në të tashmen dhe në të ardhmen.

Megjithatë, edhe për turizmin, ekonomistët janë skeptikë për përfitimet. Analistët e Moody's janë shprehur se industritë e ushqimit, hotelerisë, telekomit dhe transportit mund të shohin një rritje të përkohshme në të ardhura, por kjo do të jetë afatshkurtër. Më e rëndësishmja është se, ato sektorë që mund të përfitojnë nga numrat më të lartë turistikë "nuk janë nxitësit kryesorë të rritjes në shumicën e vendeve pritëse".

Ekziston edhe një shqetësim që turistët e Kupës së Botës mund të tërheqin vëmendjen larg zonave të tjera. Gjatë Lojërave Olimpike 2012, disa nga atraksionet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë edhe Muzeun Britanik, panë një rënie në numrat e tyre të zakonshëm të vizitorëve. Kupa e Botës atë vit i zhvendosi turistët e rregullt që kishin frikë nga mbipopullimi dhe i druheshin çmimeve më të larta në vende të tjera.

Së fundi, ekziston problemi i produktivitetit. Njerëzit që zakonisht ndjekin futbollin në nuk bëjnë ndonjë punë produktive, kështu që produktiviteti tenton të bjerë. Ky është një problem i veçantë në ato vende ku ndeshjet bien gjatë ditëve të punës. Sipas FMN-së, qytetet më të prekura gjatë kampionateve botërorë të futbollit kanë qenë Rio, Nju Jork dhe Londër. Moska në këtë drejtim është renditur e shtata në lsitë.

Nëse Rusia po shpresonte për një nxitje të perspektivës së rritjes ekonomike, mund të mbetet e zhgënjyer. Megjithatë, Goldman Sachs ka shpjeguar se tregu i aksioneve zakonisht gjatë ngjarjeve të rëndësishme rritet si në vendin pritës dhe në vendin që fiton Kupën e Botës. Investitorët duhet të mbajnë shënim - tregjet ruse dhe franceze kanë parë fitime të konsiderueshme gjatë 12 muajve të fundit, por ato mund të vazhdojnë ende të lulëzojnë.

*Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë