Britania e Madhe është akuzuar për bërjen e një “syri qorr” në lidhje me “paratë e pista” të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Komiteti i Punëve të Jashtme ka thënë se Londra është përdorur për të fshehur “pasuritë nga korrupsioni” të Presidentit Vladimir Putin dhe aleatëve të tij.
Në lidhje me Britaninë e Madhe është thënë se ka qenë “çështje biznesi si zakonisht ” pavarësisht skandalit të helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
U tha se kjo minoi përpjekjet e Britanisë së Madhe për të përballuar spektrin e plotë të masave ofensive të Presidentit Putin.
Përgjigjja letargjike e Britanisë së Madhe është konsideruar si provë që ne nuk guxojmë ti ndalim ata.
“Tregjet e Londrës po mundësojnë përpjekjet e Kremlinit,” ka shkruar presidenti i komisionit dhe deputeti konservator Tom Tugendhat tek ‘Sunday Times’ përpara publikimit të raportit.
Ministri i Sigurisë dhe krimit ekonomik Ben Wallace tha se nuk është thirrur për të dhënë shpjegime në komision: “Kam frikë se një anashkalim i tillë dobëson thelbin e raportit,” ka thënë ai.
Mr Wallace ka thënë se Britania e Madhe ishte “e vendosur për të dërguar jashtë paratë e pista dhe pastruesit e tyre “.
“[Ne ]do të përdorim gjithë fuqinë që kemi, përfshirë këtu forcat e reja të Veprimit të Krimit Financiar, për të ndaluar ata që kërcënojnë sigurinë tonë ,” ka shtuar ai.
Përpjekjet e Britanisë së Madhe për t’u përballur me masat ofensive të Presidentit Putin po dëmtohen, thonë deputetët.
Zoti Tungendhat tha se ministrat duhet të hetojnë “boshllëqet” në regjimin e sanksioneve që i lejon qeverisë ruse dhe individëve të lidhur me Presidentin Putin të vazhdojnë të mbledhin fonde në qytet.
Raporti, i quajtur Ari i Moskës: Korrupsioni Rus në Mbretërinë e Bashkuar, thekson se gjigandi rus i gazit Gazprom ishte në gjendje të tregtonte obligacione në Londër “ditë pas përpjekjeve për të vrarë” z. Skripal dhe vajzën e tij.
Ai biznes mes Britanisë dhe Rusisë që kishte nisur në mënyrë të shpejtë bëri ambasadën Ruse në Londër të shkruante në Tweeter: “Biznes si zakonisht?”
“Shkalla e dëmit që mund të bëjë kjo ‘paratë e pista’ për interesat e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar bëhet e paqëndrueshme nga transaksionet ruse në qytet.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë e qartë se korrupsioni që rrjedh nga Kremlini nuk është më i mirëpritur në tregjet tona dhe ne do të veprojmë”, tha zoti Tugendhat.
Raporti i komitetit i kërkon qeverisë të tregojë “udhëheqje më të fortë politike” për çështjen duke marrë një numër veprimesh, duke përfshirë:
sanksione të mëtejshme kundër “individëve të lidhur me Kremlinin”
Përshpejtimin e planeve për të zbuluar pronësinë të korporatës./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.