Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Izraelit dhe qëndrimin e saj kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit.
“Numri i vizitorëve izraelitë është rritur në 100 mijë, me shumë shpejtësi dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse izraelitët ndihen të sigurtë dhe të mirëpritur në Shqipëri. Potenciali për rritje është edhe më domethënës dhe bazuar në atë që kemi parë, kur vjen turizmi investimet ndjekin.
Duam ta ruajmë këtë moment për të ndërtuar bashkëpunim në energjitikë, ujë, mbrojtje dhe inovacioni. Falënderojmë Shqipërinë që qëndron kundër terrorizmit, antisemitizmit, për zërin e saj të qartë në organizatat ndërkombëtare dhe për qëndrimin e palëkundur kundër Iranit. Ne ndajmë një vizion për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Miqësia jonë është farkëtuar në histori, sot po ndërtojmë të ardhmen e saj”, tha Sa’ar.
Në fjalën e tij, ai e cilësoi Shqipërinë si një mike të Izraelit.
“Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje