Politike

Komisionerja Kos: Ndryshimi i ligjit për Specialen në Kosovë është i papranueshëm

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka thënë në një konferencë se në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe kjo është e papranueshme.

“Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një proces gjyqësor është në zhvillim e sipër bie ndesh me çdo standard të shtetit të së drejtës të përcaktuar ndërkombëtarisht”, tha Kos.

Ai shtoi se mesazhi i saj është shumë i thjeshtë: zgjerimi evropian po ecën përpara dhe ne po ecim përpara. Nëse vendet kandidate ecin prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe, në të vërtetë, nuk do të jenë në gjendje të bëhen anëtare të BE-së”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë