Menaxhim

Ministri Demo: Brenda vitit do përdoren autobusë elektrikë

Nga Gazeta Si- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka njoftuar se brenda 3 muajve të fundit të këtij viti do kemi qytetin e parë që do përdorë autobusë elektrikë.

“Jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish që do jenë model të kësaj nisme, transporti do jetë i bazuar në autobusë elektrikë. Bashkia e parë e cila do të pilotohet do të jetë brenda 3 muajve të fundit të këtij viti. Duhet kaluar barriera e parë, sa i përket investimit kapital për të krijuar kapacitetet për këtë shërbim”, tha ai.

Ai tha se objektiv tjetër është rigjenerimi i hapësirave ish-industriale në asete për komunitetin.

“Ish-fabrika që janë privatizuar, janë potenciale ekonomike lokale që duhet t’i rikthehen komunitetit. Në fokus do jenë shërbimet parësore me ambiente sportive apo zona rekreative”, tha Demo.

Objektiv po ashtu është zhvillimi i qyteteve inteligjente nëpërmjet Smart City”, tha ministri Demo, duke shtuar se janë miratuar sot dy bashki sa i përket zonave prioritare, ajo e Gjirokastrës dhe Fierit.

Teksa theksoi se do vijojë misioni në Letoni, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u pyet lidhur me atë që pritet të ndodhë me trupat shqiptare në Gaza.

“Kemi dërguar një mision vëzhgues në Rripin e Gazës për të parë gjendjen e situatës atje, për të vëzhguar mundësitë e vendosjen së trupave tona atje. Jemi në diskutim me të gjithë partnerët, ata amerikanë dhe të tjerë, për të kuptuar dhe për të pasur të qartë se kush janë rregullat e angazhimit, detyrat specifike dhe kush janë masat e sigurisë”.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, njoftoi dy vendimmarrje në vazhdën e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Një vendim është ai i partneritetit strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e OKB-së për periudhën 2027-2031. Bazohet te zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër“, deklaroi zv.kryeministrja Albana Koçiu.

“Kemi një sërë kapitujsh që janë duke u rakorduar. Do duhet të ulemi në tryezë me palën europiane për të parë të gjitha rekomandimet e për të arritur në finalizimin e tyre”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë