Përparimet në inteligjencën artificiale mund të forcojnë mbrojtjen e tregjeve ndaj sulmeve kibernetike, por teknologjia tani ka gjithashtu kapacitetin të shkaktojë një tronditje makro-financiare, paralajmëron FMN.
Sipas analizës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, humbje ekstreme nga një incident kibernetik mund të krijojnë probleme financimi, të rrisin shqetësimet për aftësinë paguese dhe të prishin funksionimin e tregjeve më të gjera.
Kjo shton shqetësimet e autoriteteve në SHBA, BE dhe vende të tjera për rreziqet e mjeteve të inteligjencës artificiale që mund të përdoren për sulme kibernetike.
Së fundmi, media amerikane raportoi se zëvendëspresidenti JD Vance ka shprehur shqetësime për këto rreziqe gjatë një komunikimi me drejtues të kompanive të mëdha teknologjike. Edhe zyrtarë të sigurisë nga shumë shtete kanë ngritur të njëjtat shqetësime.
FMN paralajmëron se modeli i ri i Anthropic, “Claude Mythos”, tregon sa shpejt po rriten këto rreziqe, duke qenë në gjendje të gjejë dhe shfrytëzojë dobësi në sistemet kryesore operative dhe shfletues, edhe kur përdoret nga jo-ekspertë.
Sipas FMN-së, modelet e tilla u japin sulmuesve avantazh ndaj mbrojtësve, pasi është më e shpejtë të gjesh dobësi sesa t’i rregullosh ato.
Në një sistem financiar të ndërlidhur, sulmet e asistuara nga AI mund të përhapen në sektorë si energjia, telekomunikacioni dhe shërbimet publike që përdorin të njëjtin infrastrukturë.
FMN kërkon forcimin e masave ekzistuese të sigurisë kibernetike për t’u përshtatur me sulmet më të shpejta dhe më të sofistikuara.
Aktualisht ekzistojnë disa faktorë mbrojtës, si fakti që këto kapacitete të avancuara nuk janë ende gjerësisht të disponueshme, por FMN paralajmëron se kjo situatë mund të ndryshojë shpejt dhe mbrojtjet e përkohshme nuk janë të mjaftueshme për afatgjatë./WSJ
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje