Menaxhim

Marrëveshje për gazin e lëngshëm Shqipëri-SHBA, Rama: Vlora, si nyje energjetike

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe pavarësisë energjetike të vendit.

Në podcastin “Flasim”, Rama bëri me dije se është nënshkruar një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e qendrës energjetike në Vlorë dhe furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, marrëveshja parashikon që Shqipëria të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në stabilitetin energjetik të vendit.

Ai shtoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike dhe se projekti përfshin edhe lidhjen me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), përmes një tubacioni që do ta lidhë me Fierin.

“Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike”, u shpreh Rama, duke theksuar se paralelisht me këtë projekt do të rritet edhe volumi i investimeve të reja në sektorin energjetik.

Sipas tij, kjo nismë do të sjellë investime të reja dhe do të rrisë kapacitetet për sektorë si qendrat e të dhënave dhe inteligjenca artificiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Një përgjigje te “Marrëveshje për gazin e lëngshëm Shqipëri-SHBA, Rama: Vlora, si nyje energjetike”

  1. Onur Kaya thotë:

    Çok işe yarar bilgiler paylaşmışsınız, teşekkürler. Biz de benzer konularda yazıyoruz: FDEXPRESS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë