Nga Gazeta ‘SI’ – Kompania KAYO firmosi sot, 29 prill, një marrëveshje mes shoqërinë italiane Fincantieri, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.
Në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo marrëveshje është zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm ekonomike, por edhe strategjike për vendin,
Kryeministri theksoi gjithashtu se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin profesional të të rinjve, veçanërisht për vajzat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen në procesin e trajnimit dhe punësimit nën udhëheqjen e specialistëve të fushës.
“Kemi nderin që të kemi këtu me ne përfaqësuesit më të lartë të një prej kompanive të ekselencës në Europë, Fincantieri. Nga ana tjetër po sot dhe po këtu kemi një përfaqësi të lartë të kompanisë Leonardo. Do të jemi mirëkuptuar që në nderim të këtyre miqve dhe partnerëve kaq të rëndësishëm. Kjo marrëveshje kërkon që të paraqesë një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë. Nga ana tjetër kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për vajzat dhe djemtë e shkollës industrial të Vlorës, të cilët do të jenë të parët për të marrë pjesë. Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit, nga profesionistë. Kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutimi të ri, të një natyre ekonomike edhe për Fincantierin, por edhe për KAYO-n. Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e kësaj marrëveshjeje. Është një numër optimal, sa i takon peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do të shkojë më tej për të eksportuar këto anije. Është diçka fantastike, sepse kemi arritur në këtë pikë”, u shpreh kryeministri.
Sipas Ministrit të Brendshëm Ermal Nufi, kjo marrëveshje pritet të sjellë rreth 400 vende të reja pune dhe të rrisë kapacitetet teknologjike të kantierit, duke theksuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rolin global të Fincantieri në industrinë e ndërtimit të anijeve.
“Shqipëria bëhet një bazë e prodhimit në rajon. Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier. Në këtë kantier, i cili do të jetë fjalë e teknologjisë së fundit. Do të rrisë kapacitetin e prodhimit të anijeve lundruese. Kjo firmose tregon marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe Italisë. Fincantieri është një kompani që ka prodhuar mijëra anije nëpër botë”, tha ministri Nufi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje