Menaxhim

Një regjistër kombëtar për banesat dhe familjet në nevojë

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare synon të krijojë një databazë me të dhëna për strehimin e shqiptarëve.

Sipas një dokumenti të propozuar nga ministria e Ekonomisë, një regjistër i tillë do të ndihmojë në pasqyrimin e situatës reale të strehimit në vend, nevojat e problematikat.

Sistemi do të ofrojë të dhënat parësore, si inventarin e banesave me qëllim strehimin social, numrin e familjeve të strehuara, sipërfaqet dhe trojet, kostot dhe siguri fizike të banesave.

Sistemi parashikon nivele të ndryshme aksesi për të garantuar sigurinë e të dhënave personale, por edhe transparencën. Qytetarët do të kenë mundësi të hyjnë në sistem si “lexues”, por edhe të dërgojnë pyetje apo komente drejtpërdrejt. Institucionet, ministria dhe Bashkitë do të kenë role si regjistrues, administratorë teknikë ose përdorues vetëm për raportim.

Ndonëse relacioni e përcakton projektin si domosdoshmëri, mbetet një paqartësi lidhur me faturën financiare. Relacioni pranon se kostot nuk mund të parashikohen në këtë fazë, pasi nevojitet ekspertiza teknike nga AKSHI për arkitekturën e softuerit dhe harduerit.

Ky projektvendim, thekson një urgjencë të shtuar të qeverisë për të vendosur nën kontroll menaxhimin e aseteve sociale dhe nevojave emergjente për strehim në nivel kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë