Menaxhim

e-Albania jashtë funksionit

Nga Gazeta ‘SI’ – Platforma e-Albania po përballet sërish me probleme teknike, duke penguar aksesin normal të qytetarëve dhe bizneseve në një sërë shërbimesh elektronike. Situata është raportuar gjatë ditës së premte, 17 prill, ku përdorues të shumtë kanë hasur vështirësi në përdorimin e sistemit.

Noterët tregojnë se nuk munden të kryejnë veprime duke i shkaktuar pengesa të shumta në procesin e punës, përballë edhe presionit të qytetarëve.

Nga ana tjetër edhe bizneset dëshmojnë pamundësi në lëshimin e faturave për shkak të mosfunksionimit të sistemit të fiskalizimit. Ky i fundit, i integruar në platformën e-Albania, është thelbësor për aktivitetin e përditshëm ekonomik. Bizneset raportojnë se shërbimi rikthehet përkohësisht për pak minuta dhe më pas ndërpritet sërish, duke krijuar pasiguri dhe pengesa në operacione.

Zyrtarisht, e-Albania njofton se disa shërbime të lidhura me pronën dhe Kadastrën janë po ashtu jashtë funksionit.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka një reagim zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Informacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë