Nga Gazeta ‘Si’- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar një skemë lehtësuese për biznesin e madh, që synon ristrukturimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike.
Sipas njoftimit, subjektet përfituese do të kenë mundësinë të shlyejnë detyrimet deri në 120 këste, në varësi të vlerës së borxhit, duke krijuar kushte më të përballueshme financiare.
Ndërkohë, bizneset që zgjedhin të likuidojnë menjëherë detyrimet përfitojnë një ulje prej 50% të kamatëvonesave.
Skema aplikohet për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 dhe synon të mbështesë bizneset në menaxhimin e detyrimeve, duke ruajtur likuiditetin dhe duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje