Menaxhim

Shqipëria ashpërson rregullat për transfertat e kriptove

Nga Gazeta ‘SI’- Transfertat e kriptomonedhave në Shqipëri nuk do të jenë më një kanal anonim, të paktën sipas propozimit të ri.

Një draft i ministrisë së Financës, parashikon që ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve të trajtohen njësoj si institucionet financiare tradicionale, me detyrime të plota për identifikim, monitorim dhe raportim të transaksioneve.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është detyrimi për gjurmueshmërinë e plotë të transfertave kripto. Çdo transaksion duhet të shoqërohet me informacion të detajuar për dërguesin dhe përfituesin, duke përfshirë të dhëna identifikuese dhe informacione mbi llogaritë përkatëse.

Në rastet kur informacioni i kërkuar mungon ose është i paplotë, ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të mos e ekzekutojnë transaksionin, ose ta kthejnë atë mbrapsht. Një tjetër element i rëndësishëm është zgjerimi i kontrollit edhe mbi transfertat drejt portofolave privatë (self-hosted wallets). Institucionet financiare dhe ofruesit e shërbimeve kripto e kanë të ndaluar të mbajnë apo të lehtësojnë transaksione përmes mekanizmave që fshehin identitetin, siç janë “privacy coins” apo shërbimet e miksimit të transaksioneve

Në fund, projektligji parashikon sanksione të ashpra administrative dhe penalitete për subjektet që nuk zbatojnë këto rregulla, deri në 1 mln euro gjobë ose ndalim aktiviteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë