Menaxhim

Lejet e ndërtimit në fund të 2025-s, INSTAT: Shifrat reale më të larta se të dhënat zyrtare

Nga Gazeta ‘SI’ – Prej disa muajsh, INSTAT nuk raporton më të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në vend, pasi statistikat zyrtare mbështeten vetëm në informacionin e siguruar nga bashkitë.

Instituti thekson se në realitet numri i lejeve të miratuara është më i lartë, pasi një pjesë e tyre jepen edhe nga institucione të tjera, por këto të dhëna nuk janë të disponueshme për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar raportimi ndërinstitucional.

Në tremujorin e fundit të vitit 2025, bashkitë në vend dhanë 259 leje të reja ndërtimi, për një vlerë investimi prej 19.4 mld lekësh. Sipërfaqja totale e planifikuar për ndërtimet e reja arriti në 340.477 m, ndërsa vlera e përafërt e projekteve të miratuara.

Në të gjithë vitin 2025 janë miratuar 1.158 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale prej 1.304.606 m². Vlera e përafërt e lejeve të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike arriti në 73,9 miliardë lekë.

Edhe në nivel vjetor, ndërtimet për banim përbëjnë pjesën kryesore të aktivitetit ndërtimor, me 890 leje dhe 844.791 m² sipërfaqe. Ndërtesat jo-rezidente zënë pjesën tjetër me 268 leje dhe 459.815 m² sipërfaqe ndërtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë