Menaxhim

‘Paqe fiskale’ për fermerët: Si të përfitoni fshirje të gjobave dhe kamatvonesave

Nga Gazeta ‘SI’ – Fermerët e vetëpunësuar në bujqësi do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura për sigurimet shoqërore pa kamatëvonesa dhe gjoba.

Sipas ligjit të miratuar në kuadër të “Paqes Fiskale”, do të fshihen të gjitha penalitetet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të fermerëve për periudhën deri më 31 dhjetor 2014. Ndërsa për detyrimet nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2024, gjobat dhe kamatëvonesat falen me kusht që fermerët të paguajnë kontributin e plotë deri më 31 dhjetor 2026.

Sipas ISSH llogaritet që për të vetëpunësuarit në bujqësi, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat u takon të paguajnë detyrimin për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me vlerë 38, 400 lekë në vit për zonat fushore dhe për zonat malore – 29, 400 lekë në vit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve që kanë detyrime të papaguara të përfitojnë nga kjo mundësi, pasi pas afatit të përcaktuar ligjor penalitetet mund të rikthehen.

Fermerët mund të informohen dhe të kryejnë pagesat pranë zyrave të sigurimeve shoqërore ose administratës tatimore në zonën ku ushtrojnë aktivitetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë