Nga Gazeta Si- Ndjekja e trendeve është e ndërlikuar dhe për çdo vit, Instituti i Ngjyrave Pantone zgjedh një ngjyrë për të bërë pikërisht këtë. Dhe për 2026 është vendosur për një nuancë të bardhë, “Cloud Dancer”, si Ngjyra e Vitit.
Instituti, i cili konsiderohet një ‘autoritet’ kryesor për ngjyrat, parashikimin e trendeve dhe këshillimin e markave, e përshkroi nuancën si “një të bardhë të valëzuar dhe të ekuilibruar, të mbushur me një ndjenjë qetësie”.
Ndërsa teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërsië së kujtdo, Cloud Dancer përfaqëson një “ndikim qetësues në një shoqëri të ndërlikuar, duke rizbuluar vlerën e reflektimit të qetë”, tha për CNN Leatrice Eiseman, drejtoreshë ekzekutive e institutit.
“Ngjyra është e lidhur me fillime të reja dhe nënkupton dëshirën tonë për një fillim të ri”, tha Eiseman.
Për ekipin e ekspertëve të institutit, gjithçka filtrohet përmes lentes së ngjyrës. Çdo vit që nga viti 1999, programi është përpjekur të “nxjerë në pah se si ajo që po ndodh në makrokulturën tonë në një moment në kohë shprehet përmes gjuhës së ngjyrës”, tha për CNN Laurie Pressman, nënkryetarja e institutit.
Për të zgjedhur një ngjyrë të vitit, ata shqyrtojnë referencat aktuale kulturore, politike dhe të stilit, vendosen në një familje ngjyrash dhe më pas përqendrohen në nuancën e saktë – duke i kushtuar vëmendje edhe emrit të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



