Politike

Çuçi përjashton Nokën nga Komisioni i Mbrojtjes: Më ofendoi dhe kërcënoi

Nga Gazeta ‘Si‘- Gjatë mbledhjes në Komisionin për Çështjet e Brendshme ku po raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka ndodhur një incident mes drejtuesit të komisionit, Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Flamur Noka.

Nuk dihet se çfarë ndodhi, por dëgjohet që Çuçi t’i drejtohet Nokës duke i thënë “kë shef, kë shef…”.Më pas ka ndërprerë seancën dëgjimore.

Pas rifillimit, Çuçi lexoi rregulloren duke deklaruar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca dhe i kërkoi atij të lërë sallën.

“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet.

Po vazhdove do t’i kërkoj parlamentit të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni sallën, jeni i përjashtuar”, tha Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë