Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi sot projektin “OSHEE Charge”, ku familjarët do të mund të karikojnë mjetet e tyre elektrike me çmimin preferencial 9.5 lekë për KWh.
“Përmes OSHEE Charge do të sigurojmë çmime konkurruese dhe energjia që do të përdoret do të jetë nga burimet e rinovueshme. Është përzgjedhur një pikë strategjike në Unazën e Re, është dizenjuar në një mënyrë shumë inovative. Do të ketë 10 kulla karikimi, ku në pak minuta do të karikohen 20 automjete. Ky nuk është projekt në letër”, u shpreh Balluku duke theksuar se kjo politikë do të nxisë rritjen e flotës elektrike dhe transportit të qëndrueshëm.
Zv.kryeministrja tha se ka një mungesë në kuadrin ligjor për aktivitetin e mjeteve elektrike që ka prodhuar një treg të parregulluar.
“Qarkullojnë 60 mijë mjete elektrike dhe kemi një tendencë rritjeje, pasi pritet të ketë një konsum prej 14 mln kËh në vitet e ardhshme. Vetëm në 10-mujorin e parë arriti në 1.2 mln euro kosto e konsumit. Për të siguruar qëndrueshmëri, është miratuar një çmim i veçantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kËh. Çmimi është ai që do të blihet nga tregtarët privatë që vendosin të bëjnë këtë aktivitet ekonomik dhe e blejnë nga OSHEE. Konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë, kur harxhojnë më shumë se 800 kWh. Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi, të ulë koston për rrjetin. Përmes OSHEE Charge do të sigurojmë çmime konkurruese dhe energjia që do të përdoret do të jetë nga burimet e rinovueshme. Është përzgjedhur një pikë strategjike në Unazën e Re, është dizenjuar në një mënyrë shumë inovative. Do të ketë 10 kulla karikimi, ku në pak minuta do të karikohen 20 automjete. Ky nuk është projekt në letër.”, u shpreh Balluku.
Kryeministri Edi Rama, pjesë e prezantimit “OSHEE Charge”, njoftoi se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e matësve inteligjentë.
“Besoj se brenda vitit të ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë, me një parti të parë prej rreth 350 mijë matësash, dhe brenda këtij mandati besoj se do ta mbyllim edhe këtë proces, që besoj se do ta ulë edhe më tej nivelin e humbjeve elektrike në rrjet, duke e ulur nën mesataren e poshtme të BE-së, por duke e rritur cilësisht edhe faturimin e çdo konsumatori, duke riparuar ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit”, tha Rama.
Rama gjithashtu njoftoi nisjen e një “Data Center” të avancuar me KESH-in dhe projektin e ndërlidhjes me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, që do t’i japë vendit epërsi strategjike në eksportin e energjisë së rinovueshme. Qëllimi sipas tij është transformimi i Shqipërisë nga një vend në prag të kolapsit energjetik në një eksportues neto të energjisë elektrike.
“Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu edhe për të ngritur në Shqipëri një Data Center të fjalës së fundit dhe, edhe pse nuk është drejtpërdrejt me OSHEE-në por me KESH-in, prapë është një inovacion që shkon në drejtimin që fola. Në drejtimin e një kompanie të madhe publike, ose të një sektori strategjik, ku përgjegjësia publike në shërbim është duke u përkthyer edhe në përgjegjësi për projektimin dhe materializimin në kohë të atyre që janë bazat e të ardhmes. Po ashtu, jemi edhe në një proces ku po ecim me interkonjeksionin, një projekt madhor që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, dhe do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspektin e eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen pika kyçe e gjithë kësaj përpjekjeje: objektivi më i madh i yni është ta kthejmë Shqipërinë nga një vend që e gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto të energjisë elektrike. Diçka e paimagjinueshme deri pak vite më parë, diçka që është në dorën tonë.”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



