Menaxhim

AKEP detyron kompanitë celulare të informojnë qytetarët në raste sulmi

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Komunikimeve Elektrike dhe Postare kërkon që kompanitë e telefonisë të rrisin mbrojtjen për të dhënat e përdoruesve.

Në rregulloren e re të hartuar, AKEP detyron kompanitë të forcojnë masat teknike teknike dhe organizative për të parandaluar sulmet kibernetike, defektet teknike dhe çdo incident që mund të ndikojë te përdoruesit. Ato duhet të kenë plane sigurie, të trajnojnë stafin dhe të kontrollojnë sistemet e tyre rregullisht.

Rregullorja detyron kompanitë të njoftojnë përdoruesit e tyre në raste sulmi dhe kur atyre i rrezikohen të dhënat. Në rast incidenti, kompanitë duhet të njoftojnë AKEP-in brenda 24 orëve.

Rregullorja përcakton edhe formatin e raportimit dhe mënyrën e vlerësimit të impaktit të incidenteve, duke përdorur një tabelë të veçantë që klasifikon ndikimin si të ulët, mesatar apo të lartë.

Kompanitë me të ardhura mbi 100 milionë lekë në vit mund të detyrohen të kryejnë auditime të pavarura për sigurinë. Nëse AKEP konstaton mangësi, mund të vendosë masa të detyrueshme për përmirësim, duke përcaktuar afate konkrete për zbatimin e tyre.

Kompanitë duhet të publikojnë udhëzime për përdoruesit në faqet e tyre zyrtare, të kenë një person përgjegjës për sigurinë dhe të mbajnë regjistër për çdo incident.

Nëse kompanitë nuk zbatojnë rregullat, ato mund të përballen me gjoba dhe masa të tjera administrative, sipas ligjit për komunikimet elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë