Menaxhim

Ndryshon ligji i nëpunësit civil: S’ka më rritje automatike page, por në bazë performance

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka parashikuar disa ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, me qëllim përmirësimin e mdoelit të funksionit në administratën publike.

Sipas një drafti në konsultim, synohet që të shtohen rekrutimet me punonjës të rinjë, të papërfshirë më herët në administratë.

Projektligji parashikon gjithashtu strukturë të re pagash, e cila nxit performancën përmes bonuseve vjetore për punonjësit më të suksesshëm dhe heq avancimin automatik në shkallët e pagës. Po ashtu, do të krijohet një Komision Kombëtar i Atestimit për standarde unike rekrutimi në të gjithë administratën publike.

Sipas draftit, do të rikthehet sërish në fuqi konkurrimi e testimi sipas pozicionit specifik dhe jo konkurrimi për një grup pozicionesh.

Ndërhyrjet përfshijnë edhe mandate 5-vjeçare për sekretarët e përgjithshëm e drejtuesit e institucioneve, sistem më të hapur karriere dhe proces më të strukturuar të testimit dhe konkurrimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë