Nga Gazeta ‘SI’ – Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë Endri Haxhiun.
Prezantimin e ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ajo vlerësoi eksperiencën e tij të gjatë në sektorin e transportit publik dhe portual.
“Kreshnik Bajraktari është inxhinier mekanik, me kontribut të gjatë në transportin publik të Bashkisë së Tiranës dhe si ish-drejtues i Portit të Durrësit. Ai është një zyrtar i ndërgjegjshëm dhe bashkëpunëtor i mirë”, u shpreh Balluku.
Pas prezantimit, drejtori i ri i Drejtorisë së Transportit, Kreshnik Bajraktari, tha se puna e Drejtorisë do të udhëhiqet nga objektivat e qeverisë për modernizim dhe integrim europian.
“Kjo përputhet plotësisht me vizionin ‘Shqipëria 2030’, të orientuar drejt dixhitalizimit dhe integrimit në Bashkimin Europian. Do të punoj me përkushtim, që besimin e dhënë ta shpërblej vetëm me punë”, theksoi drejtori i ri i Drejtorisë së Transportit, Kreshnik Bajraktari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



