Nga Gazeta ‘SI’ – Një ish-ministër i qeverisë së Kosovës do të drejtojë Portin e Durrësit.
Liburn Aliu, është emëruar në krye të Autoritet Portual Durrës, pak muaj pas largimit të tij në qeverinë e Albin Kurtit, ku mbante detyrën e ministrit të Infrstrukturës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar Aliun sot në një ceremoni zyrtare.
Liburn Aliu u emërua në vend të Kreshnik Bajraktari, i cili mbante postin prejt muajit korrik 2024, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se i uronte suksese në detyrën e tij Liburn Aliut, duke shtuar se “nën drejtimin e tij Porti i Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta rrugën e zhvillimit”.
“I uroj suksese në detyrën e re, jam i sigurt që nën drejtimin e tij, Porti i Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të tij”, tha Kreshnik Bajraktari.
Pas tij e mori fjalën ish-ministri Aliu, i cili theksoi se është e nevojshme që Porti i Durrësit të modernizohet dhe që Maqedonia e Kosova të shihen si pika ku mallrat do të shpërndahen në gjithë rajonin.
“Mua këtu më shihni mbase si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë”, theksoi Liburn Aliu.
Liburn Aliu dha dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.
Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



