Menaxhim

Drafti/Ndalohet  financimi i ‘armëve të shkatërrimit në masë’. Vlerësim kombëtar për riskun e pastrimit të parave dhe terrorizmit

Nga Gazeta ‘SI’ – Paralelisht me strategjinë kundër krimit të organizuar, qeveria ka ndërhyrë dhe në ligjin “kundër pastrimit të parave”.

Fillimisht në ligj shtohet nocioni i “armëve të shkatërrimit në masë” dhe ndalohet financimi i tyre për prodhim, eksport, përvetësim etj.

Sipas draftit që po konsultohet, ministria e Financave kërkon ngritjen e një sistemi të centralizuar që do të mbledhë dhe analizojë të gjitha të dhënat që lidhen me pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit dhe do të përditësohet vazhdimisht.

Po ashtu, institucionet dhe agjencitë vendase do të hartojnë Vlerësimin Kombëtar të Rrezikut, ku vihen në dispozicion të dhënat e riskut dhe efektivitetin. Vlerësimi Kombëtar i Rrezikut rishikohet jo më pak se çdo 4 vjet.

Pak ditë më parë, ministria e Brendshme nxorri në konsultim strategjinë 2026-2030, kundër krimit trë organizuar, ku theksonte nevojën e trajnimit të punonjësve me metodat e reja të pastrimit të parave dhe kanalizimit të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë