Menaxhim

Më shumë të sëmurë gjatë 2025-s. Një pacient i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 95 mijë lekë.

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2025 në Shqipëri, shifrat zyrtare tregojnë se ka pasur një rritje të personave me probleme shëndetësore si dhe një rritje të kostos dedikuar atyre.

Në pavijonin e psikiatrisë, janë trajtuar 1.129 pacient nga 924 të parashikuar, me një kosto prej  641.821 lekë për pacientë. Një vit më parë, kosto ishte 693.238 lekë dhe u trajtuan 824 pacientë. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë, thekson se në këtë zë ka një devijacion që lidhet me shtimin e numrit të punonjësve dhe si rrjedhim dhe fondit të pagave.

Një pacient i kardiologjisë i ka kushtuar 128.448 mijë lekë buxhetit të shtetit, nga 74.993 lekë  një vit më parë. Deri në gusht, janë trajtuar 7.543 pacientë në total nga 6.419 vitin e shkuar.

Deri në gusht 2025, janë realizuar 140.509 seanca dialize, me një kosto prej 12.832 lekë. Vitin e shkuar janë kryer 136.989 seanca me kosto individuale prej 10.652 lekësh.

Pacientët e trajtuar me katarakt po ashtu janë shtuar nga 2.497 në 2.876 me një kosto prej 15.006 lekë për pacientë. Vitin e shkuar kjo vlerë ishte 4.646 lekë.

Raporti tregon një rënie të numrit të pacientëve që janë trajtuar me radioterapi me rreth 5% por me një rritje të kostos nga 50 në 3.587 lekë.

Në total, spitalet kanë trajtuar 209.740 pacientë kundrejt 317.480 të parashikuara, me një kosto prej 95.172 lekë për pacient.

Spitalet publike janë financuar me 18.8 miliardë lekë, ndërkohë janë transferuar në SR Memorial e SR Durrës shuma prej 1.28 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë