Mediat britanike i kanë dhënë zë lajmit të një dite më parë, se Shqipëria do të adoptojë identifikimin digjital, duke zbuluar aty, hijen e Tony Blair.
GB News, shkruan se Blair dhe Rama përputhen në vizionin e tyre për një shtet inovativ dhe se ideja e identitetit digjital, madje edhe Diellës, janë të ish-kryeministrit britanik.
Në një video, të bërë një vit më parë, Rama dhe Blair diskutojnë mbi mënyrën se si teknologjia ka lejuar Shqipërinë të “rikonceptojë” shtetin shqiptar.
Media britanike shkruan se Rama, një lider i majtë është frymëzuar nga politika e “rrugës së tretë” e Blair-it. Me fjalë të tjera — si vetë Blair — ai ka marrë një parti tradicionalisht majtiste dhe e ka drejtuar në një drejtim centrist.
Përveç Identitetit Digjital (Digital ID), inteligjenca artificiale është një interes kryesor i Institutit Tony Blair (TBI).
Larry Ellison talking with Tony Blair at the World Government Summit 2025.
— UNN (@UnityNewsNet) October 3, 2025
He describes how data needs to be centralised before AI can be deployed to enforce full control.
Digital ID is just that start.
Watch our full video on Palantir/AI here: https://t.co/XiooTM3ntJ pic.twitter.com/ioMunnUF95
Në përfundim, media ngre pyetjen nëse Blair do ia dalë të krijojë një ministre AI edhe për Mbretërinë e Bashkuar.
“Do të donim të thonim se ministrat e inteligjencës artificiale nuk mund të ishin shumë më keq se sa ata që kemi, por nëse ka një gjë që na ka mësuar shekulli i 21-të, është se ka gjithmonë edhe më keq”, mbyllet artikulli i The Canary.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



